Deputetët e opozitës italiane vizitë “blic” në Gjadër të Lezhës! I kërkojnë Melonit të heqë dorë nga marrëveshja për emigrantët

5 months ago 29

“Por a e kuptoni se çfarë po bëni? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të përmbushni atë që keni thënë”.

Kështu deklaroi Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike, i cili iu drejtua kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, pas një vizite të papritur të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, në zonat ku do të ngrihen dy qendrat për strehimin e emigrantëve pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Vetëm buldozerë dhe kamionë

Disa buldozerë dhe nja dy kamionë dhe asgjë tjetër në zonën e Gjadërit, në Lezhë, ku inxhinierët nuk kanë përfunduar ende punën e gërmimit, e cila është shumë e ndërlikuar duke qenë se terreni ka shumë vrazhdësi, shkruan La Repubblica.

Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar të hënën më 20 maj, por siç parashikohet javët e fundit nga La Repubblica, dorëzimi i punimeve është planifikuar për në fund të vjeshtës.

Partia Demokratike: “Reklama elektorale për zgjedhjet europiane”

“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë bosh. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të Qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024”, deklarojnë deputetët e PD-së, të cilët ishin në terren për të kontrolluar ecurinë e marrëveshjes.

“E vetmja gjë që lëviz është kostoja. Tani kemi shkuar nga 653 milionë fillestare në mbi 800 milionë. Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane. Modus operandi i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministres Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë burimet drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor”./vizionplus.tv

Read Entire Article