“Deputeti që duam”, Rama: Politika është një rrugë e vështirë, vetëm guximtarët ia dalin

7 hours ago 20

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, duke folur nga selia e Partisë Socialiste para të rinjve që kanë aplikuar në aktivitetin “Deputeti që duam”, dekalaroi se politika ëhstë një rrugë e vështirë.

Ai u shpreh i kënaqur për të gjithë aplikantët që duan të jenë pjesë e garës për tzgjedhjete ardhshëm, duke shtuar se edhe ata që nuk do mund t’ia dalin nuk duhet të humbasin shpresën.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kur dëgjova Borën që tha që nëe do donim të ishit të gjithë në podium por ishit shumë. E mora me mend që shumë nga ju këtu ndiheni të disavantazhuar sepse 6 persona ju krijua një avantazh. Por duhet ta dini që kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës nuk hyn në një rrugë të shtruar, nuk hyn në një rrugë që është e drejtë, e as hyn në një rrugë që është e sheshtë, hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lart, e herë poshtë, herë ndërpriten nga pengesa, herë bëhen të rrezikshme, herë të bëjnë të thuash më mirë të kthehem dhe ajo që ti konsideron të drejtë është një e drejtë të cilës vetëm ti munt t’ia nxjerrësh dukjen nëse ke forcën t’i rezistosh asaj rrugës gjarpëruese. Nuk ka një vlerësim objektiv të mundshëm, edhe vetë zgjedhja dhe vetë vota ka një dozë solidariteti e rrethanash që bëjnë që dikush në moment të caktuar të shihet e vlerësohet më shumë. Por ama kjo është një rrugë për guximtarët. Unë jam mbi të gjitha mirënjohës për ju që sëpari trokisni në derën e PS. Ju e dini më mrië se unë se pavarësisht se çfarë mund të mendojnë ata që ju shohin nga larg, që ju nuk keni aplikuar me ndihmën e dikujt apo sepse keni një mbemër të njohur, por keni aplikuar duke besuar që nuk ka jetë pa përvojë. Shumë nga ju janë këtu ulur me idenë që kjo ëhstë lojë e që në fund fare ju mund të ndiheni si të përdorur për një shfaqe, propagandë që ja po mbledhim të rinjtë, e në fund duke qenë se shumica juaj nuk do ja dali dot, pasi vetëm me kaq aplikantë kemi 3 parlamente vetëm me ju, ndërkohë që në listën e PS do të jenë 140 plus edhe një numër mbi që i përket pjesës së mbyllur të listës, dhe në total skuadra është më pak se 200 persoan, ndëkrohë që lojtarë që duan tëfuten në fushë tani janë 1 mijë”, tha Rama.

Read Entire Article