Viktimat e vrasjes së trefishtë që ka tronditur Britaninë mund të jenë mbajtur peng për orë të tëra para vdekjes së tyre, zbuluan sot raportet e shtypit lokal.
Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e prezantuesit të radios në BBC, John Hunt, dhe dy vajzat e tyre, Hannah, 28 dhe Louise, 25 vjeç, u gjetën të vrara në shtëpinë e tyre në Bassey, Hertfordshire, të martën.
Lexo edhe :
Related Posts
Autoritetet lokale nuk kanë marrë ende në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin, 26-vjeçarin Kyle Clifford, i cili u gjet të mërkurën i plagosur rëndë në një varrezë në Enfield, në veri të Londrës.
Autiori i dyshuar është në gjendje të rëndë në një spital të Londrës dhe policia po pret dritën jeshile nga mjekët për ta marrë në pyetje.
Sipas Daily Mail, autoritetet besojnë se 26-vjeçari ndodhej në shtëpinë e viktimave për rreth 7 orë.
Hetuesit po flasin me fqinjët e familjes dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpitë aty pranë për të zgjidhur enigmën e orëve të fundit.
I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari ishte ish-partner i njërës prej motrave.
“Ky është një sulm i paprecedentë dhe ne jemi të vendosur të zbulojmë të gjitha rrethanat rreth ngjarjeve që ndodhën atë natë dhe ngjarjet që pasuan këtë tragjedi”, tha hetuesi Rob Howell./vizionplus.tv