Një ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti i vrarë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të poliklinikës së qytetit, teksa nuk dihen ende motivet.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësohet se viktima është qëlluar me snajper dhe është vrarë në banesën e tij.
I riu ishte kthyer nga Belgjika në Vlorë për Vitin e Ri, teksa nuk dihet nëse ka pasur konflikte të mëparshme
Policia është në kërkim të autorit, i cili pas vrasjes është larguar nnga vendngjarja.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, njofton policia. /vizionplus.tv