“Detyra” e re për mentorët, Gloria rendit cilësitë e finalistes së saj, ja pse duhet të fitojë Baby G

5 months ago 24

Mentorët e fermerëve kanë një “detyrë” të re nga Agai.

Të gjithë të ulur rreth një tavoline, ata duhet të japin argumentet pse konkurrenti i tyre duhet të fitojë “Ferma VIP”.

Mentorja e Baby G, Gloria Meshi ka renditur cilësitë e finalistes.

“Është një vajzë shumë solare. E kam thënë gjithmonë që çiltërsia që ajo ka pasur, batutat që ajo bënte, nuk e ka vrarë kurrë mendjen, ka bërë çfarë ka dashur dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Kjo për mua është një pikë shumë e fortë që Baby G ka.

Nuk mendon se si duket, por i ka bërë gjërat siç i ka ndjerë. Është një vajzë e çiltër, shumë e talentuar, shumë e bukur, nuk i trembet  debateve, pra di të debatojë, nuk ka frikë nga debatet. Ajo çfarë mund t’a ketë disavantazhuar pak ka qenë gjuha, sepse ajo është rritur jashtë dhe mbase disa  fjalë i merr për keq, ose zgjedh fjalën e gabuar për të thenë sepse nuk i di kuptimin.

Asnjëherë nuk është grupuar për të krijuar intriga. Ka qenë gjithmonë ajo vajza që del me rroba banjo, që kërcen, që argëtohet, nuk ka pasur plane”, tha Gloria.

Lidhur me cilësitë e Baby G dhe rrugëtimi i saj në fermë, kanë dhenë mendimin e tyre edhe një pjesë tjetër e mentorëve.

“Mendoj se Baby e di shumë mirë shqipen, por zgjedh vetë të flasi në anglisht, le të mos bëhemi naiv asnjëri dhe të mos e ham sapunin për djathë. Në momentin që i drejtohet për një çështje ajo e ka kuptuar shumë mirë, thjesht nuk ka dashur dhe ka bërë sikur nuk e ka kuptuar pyetjen”, replikoi Valeri.

“Të bëj sikur nuk kupton ose sikur nuk e dëgjon, mua nuk më duket korrekte dhe është mungesë respekti dhe së dyti ti nuk do të përzihesh, por të bësh çfarë ke ti në kokën tënde”, deklaroi Xhensila. /vizionplus.tv

Read Entire Article