Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për krimet e shumta në familje që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar.
Nga Korça ai tha se nxit çdo vajzë dhe grua të denoncojë dhunën dhe tha se është një betejë e shoqërisë.
“Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të krimit brenda familjes e po ashtu një numër i rritur kjo e për shkak se policia është munduar të sinjalizoje të gjitha rastet. Dua të komunikoj me ju faktin se tanimë kemi një tjetër protokoll, në konstatimin e parë përsa i përket dhunës në familje, unë nxis çdo vajzë, çdo nënë të këtij vendi të denoncojë rastet e dhunës. Do mundohemi të kemi qasje të re pronave të sekuestruara nga krimi, do përpiqemi t’i vendosim në shërbim të organizatave joqeveritare të kthehen në streheza për vajzat e gratë e dhunuara, kjo betejë nuk është një betejë që e fiton vetëm Policia e Shtetit. Kjo është diçka e gjithë shoqërisë, lufta kundër dhunës nuk është dicka që zhvillohet dy javë. Ju mediat keni meritë dhe përgjegjësi të madhe për sensibilizim të shoqërisë”, u shpreh Balla. /vizionplus.tv