“Stop” udhëtoi drejt Kosovës për rastin e një shtetaseje shqiptare, e cila prej vitesh punon e jeton atje. Dy vitet e fundit, gruaja tregon se ka qenë viktimë e dhunës së bashkëjetuesit të saj Mirsad Murati.
“Më ka kërkuar në shtëpi, tek familja. Kam ndenjur gati dy vjet e gjysmë me të. Në Shtator tëq vitit të kaluar ka përfunduar bashkëjetesa jonë. Kam pasur shumë dhunë, çdo herë përnatë nga ai person. Nuk kam mundur të flas një herë, shkak i familjes. Pastaj kam bërë denoncimin”, shprehet denoncuesja.
Në një rast ajo tregon se është tërhequr nga denoncimi për shkak se dhunuesi e kishte pasur nënën sëmurë.
Zonja thotë se është ankuar nëpër institucione, por nuk është bërë asgjë. Ajo nuk është pajisur as me urdhër mbrojtjeje edhe pse ish-partneri i shkon në vendin e punës.
“E kam bërë denoncimin në polici, por nuk është arrestuar dhe as nuk është marrë përsipër kjo gjë. Gjëja që më vret më shumë është që plus denoncimit që është bërë, ai ka ardhur tek vendi i punës. Unë ndjehem, pse jo dhe e kërcënuar. Nuk kam qejf që ky person të vijë në vendin ku punoj unë, e asnjë gjë”, tregoi ajo.
Pamjet e dhunës janë tronditëse, por mesa duket jo për policinë e Kosovës.
“Më tepër se e dhunuar dhe më tepër se e nxirë. Kam qenë e përgjakur si në trup si në fytyrë. Faktikisht e kam thirrur policinë dhe nuk më janë përgjigjur mirë. Më kanë thënë për çfarë me të çu patrullë. I kam thënë që nuk po ju thirr kot, por sillni një patrullë. Më erdhi në familje dhe shkaku i familjes. Ata mendonin që unë jam e lumtur dhe shumë gjëra të tjera. Në kulmin e përgjakësisë ai e ka mashtruar familjen, ka thënë kemi bërë aksident. Shteti nuk ka bërë as edhe një lloj gjëje dhe më e keqja thonë që u vra një femër. Vritet femra nëse shteti nuk të mbron. Mua më duhen shumë vite të marr veten. Më ka dramatizuar”, shprehet ajo.
Me kamera të fshehtë, “Stop” shkoi në komisariatin e policisë Fushë-Kosovë, ku thonë se rasti është dorëzuar në prokurori.
Qytetarja: Duhet se s’bën me e taku Visarin!
Informacioni: Kush je ti?
Qytetarja: Xxx!
Informacioni: Visari, më thanë telefon, është dorëzuar kallëzimi penal. Gjykata ka lëshuar atë urdhër-arrestin ndaj personit, se s’po di, çfarë rasti ke.
Qytetarja: Po!
Informacioni: Edhe tash Visari më s’ka punë, se rastin, veç e ka dorëzu në prokurori.
Qytetarja: Si ka mundësi, që nuk e keni gjetur juve? Nuk është arrestuar, kur ai vjen lirshëm te vendi i punës.
Informacioni: Po jo, rasti është trajtuar domethënë. Rasti, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest ndaj personit. Kështu që, ti, nëse e sheh atë personin, është mirë me kallëzuar, se ajo është informatë, që nuk duhet me mbajt fshehtë. I kallëzon atje, e kam pas një rast të dhunës në familje, të raportume në Fushë-Kosovë. I njëjti nuk është gjet hala. Kallëzimi ju ka ba, është në prokurori, domethënë përsa i përket rastit, këtu po ty është duke të ardhur i njëjti prapë në vend të punës edhe është tu të shqetësuar, edhe ti kërkon urdhër për mbrojtje.