Dhunë ndaj policëve, aksident dhe turist i plagosur, çfarë ndodhi në Vlorë 24 orët e fundit

4 months ago 47

Vlora ka qenë në qendër të vëmendjes në 24 orët e fundit, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë qytet.

Dhuna ndaj policëve

Lexo edhe :

Related Posts

Mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar disa efektivë policie u dhunuan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës në mesin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar, atë të Lungomares.

Sipas policisë, efektivët kanë ndaluar një qytetar me monopatinë pasi nuk kishte vendosur skafandër. Ky i fundit sapo e kishte marrë me qira mjetin elektrik tek dy vëllezërit Rudi dhe Klaudio Pashaj.

Pasi kanë parë që klienti i tyre është ndaluar nga policia, dy vëllezërit janë afruar dhe kanë nisur fillimisht debatin me uniformat blu. Më pak sherri ka agravuar dhe dy efektivët Renold Mataj dhe Kristi Hoxha janë goditur dhe kanë pësuar fraktura të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pak më vonë blutë kanë arrestuar 2 vëllezërit të cilët ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë e madje duke zaptuar hapësirën publike.

Makina përfundon në trotuar

Ndërkohë, ditën e sotme, një automjet ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Ngjarja është regjistruar në zonën pranë stadiumit të qytetit në Vlorë.

Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa ka rrezikuar jetën e qytetarëve që ndodheshin në trotuar.

Fatmirësisht  nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Aksident në Radhimë

Një aksident tjetër është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në zonën e Radhimës. Një automjet ka goditur një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

Plagoset turisti

Pasditen e sotme një pushues 56-vjeçar mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në zonën e Shën Janit në Karaburun.

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi)”, njoftoi policia.

56-vjeçari është nisur me helicopter drejt Tiranës, pasi mësohet se ka prerë këmbën. /vizionplus.tv

Read Entire Article