Dhunë në familje, arrestohen dy persona në Kolonjë dhe Pogradec / Pajisen me urdhër mbrojtjeje të dhunuarit

8 months ago 43
Reklamë

Raste dhune janë raportuar Kolonjë dhe Pogradec, për të cilat u vunë në pranga dy persona.

Në rastin e parë një 47-vjeçar me iniciale E. M. ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Ngjarja ndodhi në fshatin Kreshovë të Kolonjës.

Ndërkohë një 43-vjeçar me iniciale N. H., banues në Pogradec, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një thikë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë janë 35-vjeçari O. D., dhe 39-vjeçari V. D., banues në fshatin Buçimas të Pogradecit, pasi kanë goditur për motive të dobëta me grushte dhe mjete të forta dy persona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article