Dhunë, përdhunim dhe kërcënin për vrasje/ Abuzonte me të bijën, 20 vite burg për shqiptarin në Francë, gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 13 vjeç

2 months ago 27
Reklamë

Një shqiptar është dënuar me 20 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij. Mediat franceze shkruajnë se gjykata e Meuse Assize dënoi një babain monstruoz ditën e martë.

Shqiptari i Kosovës rreth të pesëdhjetave, filloi të abuzonte me fëmijën e tij kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.

“Një tiran i brendshëm, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain monstruoz.

Fillimisht babai u dënua në shkallën e parë, në janar 2023, me 18 vjet burg me një periudhë sigurie dy të tretat nga gjykata penale e Moselës.Por një gabim procedural lejoi lirimin e tij, por vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë ai u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve. Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse i dënoi të akuzuarit me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë vepër penale.

Read Entire Article