Dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

8 months ago 50
Reklamë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë, pasi kanë ushtruar dhunë në familje.  Në pranga kanë rënë B.S., 30 vjeç, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në prani edhe të fëmijëve.

Po ashtu u arrestua F. T., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë ka nisur procedimi për shtetasin K. C., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, pas njoftimeve për 3 raste të dhunës në familje, në Lezhë dhe në Kurbin:

-u arrestua shtetasi B. S., 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve të tyre mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-u arrestua shtetasi F. T., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article