Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me pamjet e publikuara më herët nga Vizion Plus, ku një grup të rinjsh u shfaqën duke grushtuar punonjës të policisë, në Vlorë.
Policia njofton se bëhet fjalë për dyvëllezër që jepnin motorë elektrikë dhe monopatina me qira, të cilët e ushtronin këtë aktivitet pa licensë.
Lexo edhe :
Related Posts
Uniformat blu kanë ndaluar një nga të përfshirët, i cili po lëvizte kundravajtje me monopatinë, ndërsa situate ka përfunduar në dhunë fizike.
Si pasojë, dy efektivë kanë pësuar fraktura nga dhuna e ushtruar, ndërsa ndodhet të shtruar në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Të dy vëllezërit kanë përfunduar në pranga, teksa Drejtoria e Policisë së Vlorës bën të ditur se dy vëllezërit që dhunuan efektivët e policisë do t’i nënshtrohen hetimit pasuror, ndërsa aktiviteti i tyre i monopatinave është bllokuar për mungesë dokumentacioni./vizionplus.tv
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.
2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.
Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv