Digjen barakat e romëve në Shkodër, zjarri dyshohet se u shkaktua nga soba e druve

8 months ago 15
Reklamë

Një zjarr i fuqishëm përfshiu në orët e para të mëngjesit të sotëm barakat e komunitetit rom në një lagje periferike në Shkodër.

Soba me të cilën ngroheshin dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin, që nisi fillimisht në njërën nga barakat dhe më pas u përhap edhe te dy të tjera.

Fatmirësisht banorët që gjendeshin në baraka dolën jashtë pa marrë dëmtime.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës punuan më shumë se 2 orë, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve./vizionplus.tv

Read Entire Article