Dijonis Biba debat me Robert Aliajn: Mos më përfshi mua familjen!

5 months ago 37

Sfida nga Agai krijoi përplasje mes fermerëve.

Batuta e Robert Aliaj, ku ju drejtua grupit tjetër se edhe nëse vini me gjithë familje e farefis sërish do ju mundim, irritoi Dijonis Bibën. Dy fermerët u përfshinë në një debat.

Ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila u mundua të qetësonte Dijonis dhe Robertin. Ajo u shpreh se Dijonisi e ka marrë shumë keq këtë batutë të fermerit,  pasi nuk e ka nënën e tij, edhe sipas saj mund të ketë ndikuar.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Mos e bëj më atë gabim

Roberti: Pse ça të thashë?

Dijonisi: Hyre brenda e the merrni familjet tuaja, nuk e marrë unë familjen time të luaj lojra nëpër reality show, more vesh? Mos e bëj më këtë gabim

Roberti: Je në terezi o Dijonis, po e ul veten shumë

Dijonisi: Jo nuk po e ul veten

Roberti: Po ça lidhje ka me familjen kjo

Dijonisi: Mos më përfshi mua familjen

Roberti: Unë thash merrni sa më shumë për lojë

Dijonisi: Po merr sa më shumë, por jo familjen

Roberti: Kapesh kot

Dijonisi: Kaq po të them. Mos përmend familjen

Roberti: Nuk e përmenda familjen, po kapesh kot. As e kam përmend dhe as nuk kam ndërmend t’a përmend. /vizionplus.tv

Read Entire Article