Zv.Presidentja e SHBA, Kamala Harris e cila ishte kandidatja e demokratëve në këto zgjedhje presidenciale, ka folur për herë të parë pas humbjes përballë rivalit të saj Donald Trump.
Harris tha para votuesve dhe mbështetësve të saj se sot është sërish një ditë e bukur për amerikanët, edhe pse demokratët nuk arritën të marrin atë për të cilën luftuan.
Ajo premtoi se do të lufotjë fort për tu ringritur.
“Jam shumë krenare, edhe pse nuk morën rezultatin që donim, rezultatin për të cilin punuam, nuk morëm atë për të cilën u votuam. Por sërish jam krenare dhe ne do të punojmë fort për tu ringritur”, dekalroi Harris.