Regjimi taleban shprehu shpresën për përmirësim tëë marrëdhënieve me SHBA-në pas zgjedhjeve presidenciale.
Në një deklaratë, ministria e jashtme e Afganistanit theksoi se të dy vendet mund të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bazuar në angazhimin reciprok.
Ministria kujtoi Marrëveshjen e Dohas, e nënshkruar gjatë administratës së parë Trump, e cila çoi në fundin e luftës 20-vjeçare dhe pushtimin amerikan të Afganistanit.
Regjimi taleban shprehu gjithashtu shpresën se administrata e re e SHBA-së do të luante një rol konstruktiv në përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, veçanërisht “shtypjes dhe agresionit të vazhdueshëm në Gaza dhe Liban”./vizionplus.tv