Palestina për zgjedhjet në SHBA 2024: Ne do të punojmë me Trump për të arritur paqen

11 hours ago 36

Presidenti i Autoritetit Palestinez , Mahmoud Abbas, ka uruar sot Donald Trump  për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai tha se do të punojë me administratën e re të SHBA për të sjellë paqen në rajon.

“Ne do të qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë për paqen dhe kemi besim se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin, nën udhëheqjen tuaj, aspiratat legjitime të popullit palestinez”, tha Abbas në një deklaratë të lëshuar nga presidenca palestineze.

“Presidencën e tij do ta gjykojmë nga qëndrimi i tij ndaj palestinezëve”, tha Hamasi duke shtuar se presidenca e Donald Trump do të gjykohet nga pozicionimi dhe veprimet e tij ndaj popullit palestinez.

Në një deklaratë, organizata palestineze thotë se presidenti i ardhshëm duhet “të dëgjojë zërat e ngritur nga amerikanët për më shumë se një vit kundër sulmit sionist në Rripin e Gazës “ dhe “paragjykimit të SHBA në favor të entitetit sionist”.

Hamasi thotë gjithashtu se që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, SHBA-ja e ka mbështetur vazhdimisht Izraelin kundër palestinezëve dhe akuzon administratën në largim të Joe Biden për sigurimin e “mbulimit politik dhe ushtarak për Izraelin në luftën e tij gjenocidale”.

Netanyahu për Trump: Urime për rikthimin më të madh në histori!

Një nga të parët që uroi Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane ishte kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Urime për rikthimin më të madh në histori”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar: “Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një ripërkushtim të fortë ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!.”

Read Entire Article