Dosja e Jorgo Goros në gjyq, ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për shpërdorim detyre

3 hours ago 19

Dosja e ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro ka kaluar për gjykim, pas kërkesës së bërë dy muaj më parë nga SPAK.

Ndërkohë që mbrojtja e tij kërkon gjykim të shkurtuar. Prokuroria e Posaçme  e akuzon Jorgo Goron për “shpërdorim detyre” dhe “mosdeklarim të ardhurash në bashkëpunim”, në dy raste.

I pari mban datën 18 mars 2019, kur ish- kryebashkiaku në bashkëpunim me një vartës të tijin, dërgoi në hipotekë një dokumentacion që ishte i falsifikuar.

Rasti i dytë lidhet me zhvendosjen hartografike të një toke bujqësore, prej 5080 metrash katrorë në mënyrë që ajo të bashkohej me një tjetër sipërfaqe të konsideruesme në bregdet.

Jorgo Goro u kallëzua në SPAK nga Fredi Beleri per akuzën e tjetërsimit të pronave./vizionplus.tv

Read Entire Article