Drogë, 100 mijë euro dhe armë: Policia bastis restorantin në Korçë

8 months ago 41
Reklamë

Një person ka rënë në pranga në Korçë gjatë një operacioni policor mbrëmjen e djeshme.

Burime për vizionplus.tv bëjnë me dije se i arretsuari është shtetasi R.K., i cili ra në pranga në lokalin e tij në Boboshticë.

Atij i është gjetur drogë, armë të ftohta dhe municione luftarake gjatë kontrollit policor. Gjithashtu janë sekuestruar 100 mijë euro.

Ndërkohë, pritet edhe një informacion zyrtar nga ana e policisë në lidhje me operacionin. /vizionplus.tv

Read Entire Article