Dumani prezanton punën e SPAK para ambasadorëve të BE-së/ Ambasada gjermane: Sukses në luftën kundër korrupsionit

8 months ago 26
Reklamë

Kreu i SPAK, Altin Dumani u takua këtë të mërkurë me ambasadorët e BE-së për të prezantuar punën e institucionit që drejton.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimi, ambasada gjermane vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe punën e Dumanit, së bashku me ekipin.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi  dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”.

Top Channel

Read Entire Article