Dyshohet se do kryente vrasje, arrestohet 20 vjeçari me kallashnikov në Dibër

3 hours ago 14

20-vjeçari Luiz Dikollari ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi po lëvizte  i armatosur me kallashnikov në një automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar.

Sipas policisë i riu dyshohet se do të kryente një ngjarje të rëndë kriminale.

Gjatë kontrollit brenda në mjet, uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak.

Gjithashtu në makinë u gjet edhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Njoftimi i plotë:

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore,  për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin  dyshuar tip “Benz”,  me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër.

Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për të bërë zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte 20- vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article