E dogji burri me benzinë, Melisa jashtë rrezikut për jetën, ministrja Koçiu e viziton në spital

2 months ago 33

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja ng Korça, e cila pasditen e 31 gushtit u lye me benzinë nga bashkëshorti, i cili më pas i vuri flakën është jahstë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka vizituar Trëndafilin e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.

Isha me Melisën e familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor”, shkruan ministrja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Korçë më 31 gusht. Bledar Trëndafili është me proces divorci me Melisën, por mesa duket ai nuk e pranonte divorcin. Pasditen e 31 gushtit, ai e ndaloi 31-vjeçaren përpara shtëpisë ku jetonte bashkë me dy fëmijën e mitur, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i vuri flakën.  Bledar Trëndafili dhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes, e cila jeton me qira në afërsi të bulevardit “Republika”,

Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit, por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

Bledar Trëndafili vijon të jetë ende në arrati pas ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Read Entire Article