Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në këmbë është dërguar në Spitalin Universitar të Heraklionit.
Sipas mediave greke, ai është gjetur i përgjakur në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, në zonën e Bashkisë Malevizi, konkretisht në pyllin e Kerit, dhe i ka thënë policisë se persona të panjohur e kanë qëlluar në këmbë.
Ai është transportuar menjëherë me autoambulancë në spital ku po trajtohet pa rrezik për shëndetin.
Arsyet që çuan në ngjarjen e përgjakshme si dhe identiteti i autorit apo autorëve të atentatit janë duke u kërkuar nga policia.
40-vjeçari i plagosur, shtetas shqiptar, nuk ka dhënë asnjë informacion për sulmuesin apo arsyet e qëllimit ndaj tij.
Sipas mediave fqinje, viktima ka pohuar në polici se persona të panjohur e kanë futur me forcë në një automjet dhe pasi e kanë çuar drejt pyllit e kanë qëlluar në këmbë dhe më pas janë zhdukur. Madje, ai i tha policisë se autorët i kishin të mbuluara tiparet e fytyrës dhe nuk i njihte dot. /vizionplus.tv