Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij.
Në seancën gjyqësore 41 vjeçari ka shprehur pendesë ndërsa ka pretenduar se konflikti ka ardhur për shkak se Manderina Çela i ka pasur një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthen lekët që i ka marrë.
Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën. /vizionplus.tv