“E kam gjetur në gjendje kome”, flasin vjehrra dhe kunati i Bedrie Lokës: Vëllezërit e saj na kanë kërcënuar

8 months ago 14
Reklamë

Vetëvrasja e Bedrie Lokës tronditi vendin  pak ditë më parë, teksa akuza dhe detaje të reja dalin në dritë.

Fillimisht u tha se ajo kreu vetëvrasje për shkak të fotove që vajza e saj e tezes kishte postuar në TikTok, por tashmë ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Lexo edhe :

Related Posts

Familjarët e së ndjerës kanë akuzuar bashkëshortin e Bedries, Xhemal Lokën, për dhunë të ushtruar ndaj saj, teksa diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë, vëllai i Xhemal Lokës i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se fëmijët janë kërcënuar nga dajat, vëllezërit e Bedries, për të dhënë një dëshmi të tillë.

Ai pohoi gjithashtu se me ta ka pasur përplasje dhe sipas tij e kanë kërcënuar me hakmarrje.

“Asgjë s’ka ndodhur. Shkaku i TikToklut. S’i kanë shkuar vëllezërit për mbrapa. Ajo ka kërkuar ndihmën e vëllezërve dhe se ka ndihmuar asnjëri, vetëm dinë të akuzojnë ata.

S’ka pasur konflikte. E kanë pasur marrëdhënien shumë të mirë. Kalamajtë janë kërcënuar nga daja e tyre, në komisariat kam qenë unë që kam shkuar personalisht me fëmijët. Nuk më kanë marë në pyetje, më kanë lënë përjashta.

Shkoni hapni kamerat e komisariatit. Ata i kërcënojnë të akuzojnë vëllanë tim”, tha Fatmir Loka.

“Vëllai im ka 23 vjet që është i martuar. Njerëzit e Bedrijes kanë deklaruar se ka kaluar 23 vjet të vështiura. Vëllai im e ka çuar në spital, unë e kam gjetur ne gjendje kome. Ka qenë vëllai me gjithë çunin. Vëllai im s’ka dorë fare në vrasjen e Bedries.

Unë kërkoj sigurinë time. Na kërcënojnë se do bëjnë hakmarrje. Kanë tentuar të më qëllojnë. Kemi pasur përplasje fizike në Manzë, kanë tentuar të më qëllojnë”, tha ai, teksa tregoi se Bedria është përmendur në spital dhe u ka kërkuar falje për veprimin që bëri, ndërkohë që të pranishëm ishin bashkëshorti dhe vajza.

Veç kunatit të Bedrie Lokës, ka folur edhe vjehrra e saj, e cila ka thënë se djali i saj e fali Bedrien për rastin e fotove në TikTok dhe shtoi se e fali gjithashtu për humbjen e 40 mijë eurove.

“Djali im ja fali nuk i kërkoi llogari. Nuk ka gjë i tha. Edhe lekët ja fali, nuk i kërkoi llogari. Xhemali i solli lekët, nuk i solli vëllai i nuses. E ka denoncuar nusja vjedhjen e 40 mijë eurove. Bëri fjalë e me komshinjtë, sepse u tha i ka marrë ky, i ka marrë ai”, tha ajo. /vizionplus.tv

Read Entire Article