E ndaloi para shtëpisë dhe i hodhi benzinë, si ndodhi krimi në Korçë, Bledari dhe Melisa prindër të dy fëmijëve

2 months ago 40

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen Nr.2 në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes së tij 31 vjeçe, Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në process divorci.

Si ndodhi ngjarja:

Bledar e ka ndaluar 31-vjeçaren përpara shtëpisë ku jetonte bashkë me dy fëmijën e mitur, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën.

Burime bëjnë me dije se Bledar Trëndafili dhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes, e cila jeton me qira në afërsi të bulevardit “Republika”,

Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit, por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

E reja në gjendje të rëndë:

Gjendja e 31-vjeçares paraqitet e rëndë. Ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Burime bëjnë me dije se ajo ka marrë plagë të shumta në trup dhe djegie të shkallës së lartë.

Deklarata e fqinjit:

Ndërkohë, një fqinj që i erdhi në ndihmë gruas ka treguar se ajo kishte plagë të shumta në trup, me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve.

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur ,por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

/a.r

Read Entire Article