E rëndë në Zvicër, tre të vdekur dhe tetë të plagosur pas rrëzimit të një skele

2 months ago 43
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lozanë të Zvicrës ditën e sotme. Tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e shëmbjes së një skele fasade të një ndërtese 19 katëshe.

Mediat raportojnë se skela ishte në një lartësi prej 60 metrash, dhe punonjësit që ishin mbi të u rrëzuan. Sipas policisë tre pesona humbën jetën, ndëkrohë që tetë të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat theksojnë gjithashtu se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe njëri është dashur të transportohet me helikopter në një spital aty pranë. Ndërkohë pjesa tjetër kanë lëndime të lehta.

“Një ose dy persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i policisë Jean-Christophe Soterel për AFP.

Zjarrfikësit mësohet se kanë zhvilluar kërkime nën rrënojat e skelës, ndërsa të tjerë kanë tentuar të stabilizojnë pjesën e mbetur të saj, e cila nuk ka rënë.

Read Entire Article