“E tërë Europa do ketë pasoja”, Netanyahu telefonon Biden: Kam nisur delegacionin për bisedime

2 months ago 20
Reklamë

Nëse paqja nuk arrihet në Lindjen e Mesme, pasojat e konfliktit do të kenë efekte në Evropë dhe pjesën tjetër të botës. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij estonez, të mbajtur në kryeqytetin Talin.

Safadi përsëriti dënimin e tij për “agresionin kundër Gazës i cili shkel të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe arrin nivelin e gjenocidit”. Kreu i diplomacisë jordaneze ripohoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez, bazuar në kufijtë e vendosur në vitin 1967.

Nga ana e saj, ushtria izraelite ka publikuar një video në rrejtin social X në të cilën shfaqen momentet e keqtrajtimit të shkaktuar nga persona të maskuar ndaj civilëve në Gaza. “Ndërsa Izraeli po bën përpjekje të mëdha për të siguruar hyrjen e ndihmave për popullsinë e Gazës, Hamasi vazhdon ta vjedhë atë dhe ta fshehë nga civilët e Gazës. Në këtë video, individë të maskuar, për të cilët civilët e Gazës thonë se janë anëtarë të Hamasit, shihen duke rrahur dhe mbajtur robër civilë, pasi ata tentuan të hynin në një magazinë ku ruhej ndihma humanitare. Këta civilë donin vetëm të hanin, por Hamasi kishte plane të tjera”, thekson zyra e ushtrisë së Izraelit.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar Presidentin amerikan Joe Biden se ka vendosur të dërgojë një delegacion për të rifilluar negociatat e ngecura për një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin. Në bisedën telefonike, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli do t’i jepte fund luftës së tij në Gaza vetëm kur të ishin arritur të gjitha objektivat e tij, tha zyra e tij në një deklaratë.

Sakaq, pesë persona janë vrarë në një operacion ushtarak izraelit në Jenin, në Bregun Perëndimor, tha Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez. Të paktën 12 palestinezë u vranë në sulmet izraelite këtë javë në territorin ku tensionet janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor.

/a.r

Read Entire Article