E udhëhequr nga optimizmi, supermodelja 60 vjeçare ‘lufton’ kancerin pa kimioterapi

2 months ago 35

Elle Macpherson zbuloi se kishte kancer gjiri 7 vite më parë. Supermodelja 60 vjeçare thotë se ka refuzuar të ndjekë trajtimet e kimioterapisë, pavarësisht se ia kanë rekomanduar plot 32 mjekë.

Edhe njerëzit e saj më të dashur nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Kjo pasi ajo është diagnostikuar me karcinomën intraduktale receptive të estrogjenit HER2-pozitiv, një lloj kanceri që ka nivel të lartë proteine e rrjedhimisht ndihmon qelizat e gjirit të shumohen shpejt.

Mjekët i kanë rekomanduar t’i nënshtrohej një kimioterapie dhe terapie hormonale për rindërtim të gjoksit të saj. Por ajo zgjodhi ta luftojë sëmundjen ndryshe, e udhëhequr nga zemra dhe optimizmi. I besoi vetes dhe trupit të saj…

“Ishte tronditës, e papritur. Isha shumë konfuze, doja të gjeja një zgjidhje që të funksiononte për mua”, është shprehur Elle në një intervistë.

“T’u thuash jo zgjidhjeve standarde mjekësore ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Por t’i thoja jo sensit tim të brendshëm do të ishte edhe më e vështirë” shtoi ajo, duke e cilësuar kimioterapinë si një vendim ekstrem.

Edhe pse rreziku ekziston gjithnjë, Elle ia ka dalë ta mundë sëmundjen e saj deri më sot pa asnjë trajtim mjekësor. Ajo mori një shtëpi në Phoenix dhe iu dedikua plotësisht kujdesit ndaj vetes. Pranë saj qëndruan dhe dy djemtë, Flynn dhe Cy.

“Cy e shihte kimioterapinë si një mënyrë që do më çonte drejt vdekjes, ndërsa Flynn nuk kishte besim te ajo zgjedhje, e pavarësisht kësaj më mbështeti”, përfundon modelja 60 vjeçare.

Read Entire Article