Zv.Gvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhiozi, duke dhënë opinionin e institucionit të saj mbi buxhetin e vitit 2025 ndër të tjera evidentoi një nga rrisqet që është skema e pensioneve.
Sipas saj qeveria duhet ta rishohë këtë skemë duke marrë në konsideratë edhe treguesit që dolën nga censusi i fundit mbi largimet dhe plakjen e popullsisë.
“Zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t’a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike”, u shpreh Minxhozi.
Ndërkohë Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, theksoi se sa i takon skemës së re të pensioneve, fillimisht duhet të analizohet informaliteti që qëndron në parametra të larta.