Edhe pas ndalesës, RT dhe Sputnik i Rusisë mbeten të qasshëm në BE

7 months ago 9
Reklamë

Thellë në zemër të Bashkimit Evropian, brenda ndërtesave të mëdha të Lagjes Evropiane në kryeqytetin belg, ka prova të dukshme të dobësisë së bllokut.

Pa përdorur VPN-në ose mjete të tjera për t’u lidhur, një korrespondent i Radios Evropa e Lirë arriti të hynte në ueb-faqet dhe shërbimet e transmetimit të RT-së – e njohur më herët si Russia Today – dhe Sputnikut nga ndërtesat e organit ekzekutiv të BE-së, që është Komisioni Evropian. Ai përcakton agjendën dhe drejtimin e përgjithshëm politik të BE-së, por nuk negocion apo miraton legjislacione.

Ueb-faqet ishin të qasshme në disa gjuhë, pavarësisht “pezullimit urgjent” të tyre nga ana e Këshillit Evropian, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022. Gati dy vjet pasi në gjithë BE-në u vendosën sanksionet për ta penguar propagandën ruse që mbështet luftën e Kremlinit në Ukrainë, faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut – të mbështetura nga Kremlini – janë lehtësisht të qasshme në shumë vende të BE-së, përfshirë edhe vetë institucionet që i hartuan sanksionet kundër tyre.

Në Bruksel, video, tekste dhe përmbajtje të tjera të RT-së dhe Sputnikut ofrohen në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, spanjisht dhe arabisht. Ekipi hulumtues i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë përdori, gjithashtu, rrjete private virtuale (VPN) në 19 shtete të tjera anëtare të BE-së dhe në secilin rast pa se faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut ishin të qasshme pa asnjë problem. Lehtësia e qasjes është një goditje e qartë mbi përpjekjet e paprecedente perëndimore për ta ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe për t’i luftuar dezinformatat e saj.

Top Channel

Read Entire Article