Egnatia jashtë nga Champions, penalltitë ndwshkojnë rrogozhinasit, sot radha e Tiranës, Vllaznisë e Partizanit

1 month ago 24
Reklamë

Lotaria e penalltive ishte fatale për Egnatian.

Kampionët e Shqipërisë u eliminuan në raundin e parë kualifikues të Champions League pasi boshnjakët e Borac Banja Luka u treguan më të saktë te penalltitë. Rrogozhinasit arritën të ekuilibronin humbjen 1 me 0  të takimit të parë në fakt.

Ata fituan 2 me 1 kohën e rregullt  duke  çuar ndeshjen në shtesë dhe pastaj tek penalltitë, mirëpo aty Aleksi goditi traversën ndërsa Lushkja në dy tentativë, në një penallti të përsëritur gaboi në të dyja rastet.

Megjithëse me mungesa me peshë në raport me edicionin e kaluar si Fernando i larguar apo Ndreca dhe Zejnullai të pezulluar, Egnatia shënoi dy herë në kohë të rregullt me turkun Ibrahimolu si dhe Xhoel ndërsa boshnjaket kishin barazuar përkohësisht me anë të Lukic.

Skuadra e Tetovës pati edhe raste të tjera për të mbyllur takimin, por gaboi në finalizim. Tani Egnatia zbret në konferencë  league, në kupën më të vogël të Europës, edhe pse kalimi i turit  në champions do ti kishte prestigj dhe shumë para.

Sonte është radha e tre ekipeve të tjerë shqiptarë që luajnë në Conference League. Tirana pas barazimit 1 me 1 në Gjeorgji prêt Torpedo Kutaisin në atë që në letër është përballja më e vështirë për ekipet tona, ndërsa Vllaznia luan në Shkodër ndaj islandezëve të Valur, teksa ndeshja e parë në Islandë përfundoi 2 me 2 falë një goli të nordikëve në minutën e  6 shtesë.

Partizani e ka detyrim të kalojë barazimin 1 me 1 të ndeshjes në parë në Shqipërisë kundër skuadrës modeste malteze Marsaxlok, ndonëse sfida luhet në Maltë./vizionplus.tv

Read Entire Article