“Eja ose do të vras vajzën”/ Skenë si në filma në Greqi, autori u hodh mbi kofanon e makinës,qëlloi për vdekje ish-gruan brenda mjetit, dhe më pas vrau veten

3 months ago 64

Një thriller që zgjati rreth dy orë dhe përfundoi me vrasjen e 36-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas i dha fund edhe jetës.

Ngjarja shokuese tronditi Greqinë mëngjesin e sotëm, ku 43-vjeçari hyri në shtëpinë e ish-gruas ku ndodhej vajza e tyre 13-vjeçare. Ndërsa djali i ish-çiftit ishte në shtëpinë e gjyshërve nga ana e të atit.

43-vjeçari, i cili kishte me vete një pushkë gjuetie, duke bërtitur dhe kërcënuar i tha ish-gruas së tij se nëse kthehej menjëherë në shtëpi do të vriste vajzën e tyre.

“Hajde, ose do të të vras” tha ai. Fëmija i frikësuar i kishte dërguar mesazh një fqinjeje dhe ajo kishte arritur ta nxirrte nga shtëpia duke mbyllur autorin brenda.

Ai vazhdoi në një furi kërcënimesh derisa 36-vjeçarja u kthye në shtëpi me makinë. Më pas, 43-vjeçari që nuk mundi të dilte nga shtëpia e mbyllur, u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës dhe qëlloi ish-gruan pa u menduar nga xhami i përparmë i mjetit.

Pasi vrau ish-gruan, 43-vjeçari qëlloi edhe veten. Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, ajo që shkakton habi të madhe është se asnjë nga banorët që kanë dëgjuar se çfarë po ndodhte, nuk ka lajmëruar policinë.

Read Entire Article