MAQEDONIA E VERIUT – Policia maqedonase ka zbuluar dhe sekuestruar në në Aeroportin e Shkupit 2 kilogramë kokainë, të fshehura në 2 valixhe nga një 34-vjeçar, që sapo kishte mbërritur në shtetin fqinj nga Brazili.
34-vjeçari Brazilian ka pranuar se po transportonte drogën për llogari të një shtetasi maqedonas, në këmbim të 5 mijë eurove.
Bazuar në dëshmitë e brazilianite dhe hetimet e deritaniashme, policia ka dy vëllezër nga Ohri, me inicialet Q.N., 36 vjeç dhe H.N., 28-vjeç, pasi akuzohet se janë përfshirë në transportin e drogës.
Gjithashtu, policia maqedonase ka kontrolluar dhe dy objekte në Strugë, në pronësi të një 36-vjeçari, me inicialet S.K., ndaj të cilit është lëshuar urdhërarrest.
ALSAT sqaron se ndaj 4 personave të përmenduar më lart është dorëzuar kallëzim penal për përfshirje në organizimin dhe transportin e drogës.