Ekspozohen monedhat bizantine, koleksioni që mbart vlera të mëdha tërheqje edhe për turistët

8 months ago 7

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ekspozoi për herë të parë monedhat Bizantine, si dëshmi e qarkullimit të pasur monetar ndër shekuj në Shqipëri, në veçanti në krahina të juglindjes.

“Është një ekspozitor  i cili paraqet monedha  për herë të parë  dhe paraqet fabrika të ndryshme që kanë ekzistuar, origjinën e tyre si dhe shqipërinë si një vend ku kalonte një qarkullim i pasurmonetar të kohës bizantine”, shprehet Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut të Artit Mesjetar.

Monedhat kanë figura që paraqesin shenjtorë dhe perandorë, sipas periudhave përkatëse. Në shkrimet e tyre, gjenden shkronja, data apo simbole në gjuhën latine dhe në greqishten e vjetër.

“Rreth 28 monedha  të cilat paraqesin periudha të ndryshme, nga njëra anë paraqitet shenjtori , kryesisht në monedhat bizantine dhe nga ana tjetër perandori i kohës”, thotë Prifti.

Ky koleksion monedhash të shekullit  XI do t’i shtohet atij të më shumë se 400 ikonave të ekspozuara edhe për tu përgatitur kështu për një sezon sa më të mirë turistik

Monedhat Bizantine deri tani kanë qenë të ruajtura në fondin e këtij muzeu, aty ku gjenden edhe monedha të tjera të periudhave të ndryshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article