“Electromagic”, showroom në Elbasan, kompania lider në tregun e elektroshtëpiakeve sjell brendet cilësore

6 months ago 29

Kompania lider në tregun e elektroshtëpiakeve premium dhe jo vetëm, Electromagic, hapi showroom-in e saj  më të ri në qytetin e Elbasanit.

Rrjetit të dyqaneve të Electromagic,  sot ju shtua edhe showroom në Elbasan në rrugën “Rinia” në krah të teatrit Skampa dhe aty mund të gjeni pajisje nga brendet më cilësore në treg.

“Bëhet fjalë për brendet më cilësore si Miele ,Teka, kitchen Aid, vox, të cilat vazhdimisht përmirësojnë veten e tyre dhe sjellin për konsumatorët produkte që ofrojnë cilësi dhe qëndrueshmëri në kohë.  për këto 4 ditët e para të hapjes electro magic ka sjellë shumë oferta dhe surpriza për qytetarët e Elbasanit duke arritur në nivelje uljesh deri  në 45 përqind”, tha Albi Avdiu, CEO i Electromagic.

Me një histori suksesi 20-vjeçare në treg, Electromagic, erdhi në Shqipëri në  vitin 2002 me vizionin për të sjellë cilësinë më të mirë të pajisjeve elektroshtepiake dhe kështu ka bërë për gjithë këto vite me përfaqësinë e markave Miele ,Teka, kitchen Aid, Vox dhe Nobo me një stil dhe eksperiencë evropiane në blerjen e elektroshtëpiakeve.

Shumë shpejt kompania do zgjerojë hartën e showroom-eve të saj në qytetet kryesore të  Shqipërisë si edhe në Ballkan duke ofruar për tregun standartet dhe cilesinë maksimale./vizionplus.tv

Read Entire Article