EMRAT/ Dyshohet se e vrau dhe e hodhi në pus, detaje nga krimi që tronditi Shënavlashin! Djali denoncoi zhdukjen e babait pas krimit

2 months ago 41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin ditën e sotme.

Vizion Plus mëson se një 62-vjeçar është gjëtur i pajetë në pusin e shtëpisë në fshatin Shënavlash. Dyshohet se ai është vrarë nga djali i tij. Ky i fundit, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.

Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

lajmi ne perditesim…

Read Entire Article