EMRAT/ Grabisnin të moshuarit në Greqi, arrestohet shqiptari dhe miku i tij nga Shkupi

4 months ago 23
Reklamë

Një shqiptar dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut janë arrestuar nga policia greke.

Mediat helene raportojnë se Fred Mykaj, 46 vjeç nga Mallakastra dhe Boban Ristevski, 45 vjeç nga Shkupi, akuzohen se të maskuar kanë hyrë në banesën e tre të moshuarve të moshës 68, 74 dhe 87 vjeç në Tripoli Arkadhia dhe nën kërcënimin e një arme imituese dhe një thike, i kanë lidhur dhe u kanë grabitur 19 mijë 65 euro dhe bizhuteri në vlerën 500 euro.

Pas larghimit të grabitësve, e moshuara 68-vjeçre ka njoftuar policinë, të cilët pasi kanë bërë kontrollet e nevojshme kanë identifikuar autorët.

Shqiptari dhe mjiku i9 tij nga Shkupi janë kapur në pyll.

Nga hetimi rezulton se autorët kanë mbërritur në vendngjarje me një automjet tip “Suzuki Celerio” i marre me qera, të cilës i kishin vendosur targa të denoncuara të vjedhura në 10 maj 2024 në Tripoli. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë imituese, 1 kartë identiteti false kroate, 1 patentë false kroate, 4 celularë dhe sende të tjera.

Rezulton se Boban Ristevski, ka thyer lejen 8 ditore të marrë nga burgu i Hanias për periudhën 15-22.01.2024 dhe nuk ishte kthyer më. Të dy autorët rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa Ristevski është dënuar për pjesëmarrje në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, për lirimin e të cilit u paguan 30 milionë euro.

Read Entire Article