EMRAT/ Hodhën molotov drejt Kryeministrisë në 20 shkurt, ja çfarë ka vendosur gjykata për protestuesit e opozitës

8 months ago 11

Përdorën mjete piroteknike në protestën e 20 shkurtit, gjykata vendos detyrim paraqitje për katër të arrestuarit.

Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis, te dyshuar për shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Policia shoqëroi më 20 shkurt protestuesit të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit të opozitës të mbajtur këtë pasdite para Kryeministrisë.

Ata kanë hedhur lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës. Disa prej tyre kanë përdorur molotovë, shashka, dhe gurë.

Madje ata arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit.

Top Channel

Read Entire Article