Emrat/ Shkatërrohet banda kriminale në Belgjikë, në pranga 12 shqiptarë! Trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut

8 months ago 15
Reklamë

Një organizatë kriminale që drejtohej nga shqiptarë është shkatërruar në Antwerp, Belgjikë, si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës.

Gjatë operacionit të koduar “Antwerp”, janë vënë në pranga 18 anëtarë të bandës kriminale, ku 12 prej tyre janë shqiptarë. Ata trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut drejt Belgjikës.

Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit janë: Valdrin Markaj, 45 vjeç, Vitor Berisha, 49 vjeç, Fatos Markaj, 52 vjeç, Sami Berisha, 64 vjeç, Nehat Berisha, 42-vjeç, Flamur Delic, 52 vjeç,  Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, 50-vjeç, Bujar Hoxha, 50 vjeç, Gëzim Shabani, 41 vjec, Alban Ferma, 29 vjeç dhe Artan Vigani 42 vjeç.

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antëerpit.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp””, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Top Channel

Read Entire Article