EMRAT/ Tjetërsim pronash, Prokuroria mësyn në Kadastën e Durrësit, lëshohen tre urdhër-arreste

5 months ago 30
Reklamë

Prokuroria e Durrësit ka nisur një aksion ditën e sotme në Kadastrën e qytetit bregdetar. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Aleks Kalemasi, janë lëshuar dy urdhër-arreste dhe një arrest shtëpie.

Burime për gazetarin Aleks Kalemasi bëjnë me dijje se është ekzekutuar vendimi për juristen Jonida Mergeja (arrest shtëpie) dhe përfituesin Ndue Mesiti (arrest burg).  Pritet të ekzekutohet vendimi dhe për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njërit-tjetrin kanë lëshuar një certifikatë legalizimi dorazi, por që nuk është regjistruar në ALUIZNI-n e Durrësit.

Ata me anë të fotoshpopit kanë mundur të kopjojnë firmën dhe vulën elektronike. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se mund të ketë edhe persona të tjerë nën hetim për këtë çështje.

Read Entire Article