EMRAT/ Vrasja e 24-vjeçarit në Tropojë, kush është autori dhe viktima

4 months ago 53

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një sherri të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rajë, Fierzë.

Viktimë mbeti 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, i cili humbi jetën në spital, ndërsa autori është identifikuar si Saimir Sadiku, 40 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, 32-vjeçari Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Lidhur me ngjarjen, policia ka vënë në pranga 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen se kanë përkrahur Sadikun.

Bëhet fjalë për Andrin Qehaja, 39 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Xhevolin Macaj, 31 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Altin Shpendi, 34 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Anton Boçi, 29 vjeç, i cili akuzohet  për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Jetmir Kuraj, 34 vjeç, i cili akuzohet  për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.

Read Entire Article