EMRI/ Arrestohet në Dubai ish-numri dy i bandës së Durrësit

7 months ago 28
Reklamë

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçe është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se Meçe është vënë në pranga në Dubai.

Sipas burimeve Meçe ëhstë arrestuart në Dubai për llogari të interpol Tiranës. Tashmë ka nisur procedura për ekstradimin e Meçes në Tiranë, por gjithçka mbetet në dorë të vendimit të Gjykatës së Dubait.

Julian Meçe ka qenë edhe një nga personat e shoqëruar në Shqipëri pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por më pas u la i lirë.

Burime bëjnë me dije se Meçe dyshohet të jetë një nga nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë, dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.

Kush është Julian Meçe?

Julian Meçe është ish-numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt  dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në  autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës  së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.

Meçaj mori  tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.  Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

Read Entire Article