Agron Çakalli është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Ai ishte dënuar në 2016 nga një gjykatë greke me burgim të përjetshëm, dënim që u njoh dhe u konvertua nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm me 20vite burg.
54-vjeçari u arrestua gjatë operacionit të koduar “Convert” pas informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.
Konkretisht Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, në 20 vjet burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r