EMRI/ Qarkullonte i armatosur, arrestohet 43-vjeçari

4 months ago 17
Reklamë

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Blerim Gjeta, 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /vizionplus.tv

Read Entire Article