Fushata e fundit me hetime e arrestime drejtorash të larte të administratës publike nga ana e SPAK-ut po sjell në vemendjen e opinionit publik korrupsionin galopant të elites së nëpunësve shqiptarë. Këto operacione të SPAK, pervecse po njohin publikun me miliona eurot e vjedhura të taksapaguesve, po sjellin në vemendje dhe bëmat e tyre rozë që perfliten nëpër tavolinat e kafeneve të Tiranës.
Në këtë vorbull emrash drejtorash që perplasen në dyert e SPAK, publikut iu kujtua dhe historia e njërit prej tyre para disa vitesh dhe konfliktit që ky drejtor, oligark sot për nga pasuria, krijoi dhe me Ervis Martinajn. Drejtori L… (që media jonë nuk po ia permend emrin në respekt të familjes së tij) thuhet se ishte fiksuar dhe përndiqte një punonjëse të tij në institucionin që ai drejtonte. Kaq i bezdisshëm ishte ky fiksim sa u kthye në përndjekje duke e detyruar punonjësen e institucionit, një nënë e divorcuar me nje vajzë minorene, të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga puna. Deri këtu kjo histori mund të quhet gati “normale” në realitetin e dhimbshëm shqiptar të administratës publike, por cka e bën të vecantë historinë është përfshirja e të shumë-përfolurit Ervis Martinaj.
Vëllai i kësaj punonjëse qëllon të ishte kamarieri i lokalit ku Martinaj bashkë me grupin e tij të besuar konsumonin kafen e përditshme në një qender tregtare prapa piramidës së Tiranës. Duke qënë se Martinaj ishte shumë i kujdesshem te dintë cdo gjë për njerëzit që e rrethonin, thuhet se kishte filluar ti bënte përshtypje sjellja e tërhequr dhe e mbyllur e djalit kamarier i cili shpesh herë më përpara shkëmbente batuta me Martinajn. Pasi e thërriti ta pyeste se cfarë halli kishte, thuhet se djali kamarier i rrëfeu Martinajt historinë e motres së tij dhe se si ai tashmë përvec dy prindërve pensionistë i duhej të mbante në banesë dhe motren e tij të divorcuar të papunë bashkë me mbesen minorene. Kaq i ka mjaftuar Martinajt të fillonte “aksionin” e tij.
Të nesermen e kësaj bisede, institucioni i drejtorit oligark L…. është rrethuar me mbi 5 automjete të Ervis Martinajt, ku ky i fundit pasi e ka mbyllur drejtorin L…. në zyrën e tij e ka rrahur duke e bërë që ti kërkonte të falur kamarierit me videocall për ngacmimin dhe ti premtonte që do ti linte rehat në vazhdim. Për këtë rrahje thuhet se në atë kohë është vënë në dijeni dhe zvkryeministri Arben Ahmetaj i cili ka vënë në dijeni dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit i ka kërkuar drejtorit të rrahur të bënte denoncim tek Komisariati nr 3 dhe të përdorte dhe stafin e tij si dëshmitar që të rëndonin pozitën e Martinajt por si drejtori si stafi kane refuzuar ta ndjekin në rrugë policore këtë histori.
Këta janë elita e nëpunësve shqiptarë, servilë e maniakë, që rrihen nëpër zyrat e tyre pa pikë turpi për histori rozë, abuzojnë me pasuritë kombëtare e taksat tona e në fund përfundojnë në SPAK pasi kane ngrënë dardha e reçel dardhash. Shpresojmë që nga telefonat e tyre të sekuestruar të dalin dhe histori të tjera jo vetem abuzimesh me tenderat por dhe abuzime me punonjëset femra të pambrojtura.
Puntata tjeter coming soon…