EURO 2024/ Sot luhen dy çerekfinalet e fundit

2 months ago 31
Reklamë

Sot luhen dy çerekfinalet e tjera të Euro 2024.

Në orën 18:00 do të zbresin në fushë Anglia dhe Zvicra. Më pas në orën 21:00 do të luajnë Holanda dhe Turqia.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen më pas në gjysmëfinale.

Mbrëmë u vendosën dy gjysmëfinalistët e parë. Spanja fitoi një ndeshje plot me emocione ndaj Gjermanisë. Ndërsa Franca iu fal penalltive përballë Portugalisë.

Dy gjysmëfinalet do të luhen në 9 Korrik dhe 10 Korrik./vizionplus.tv

Read Entire Article