Është mbyllur me rezultatin 3-0 pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Kroacisë, të cilat ndodhen të dyja në grupin B, sëbashku me Shqipërinë dhe Italinë, që do të luajnë në mbrëmje.
Spanjollët kanë qenë më të saktë para portës, duke realizuar dy herë.
Ishte fillimisht sulmuesi veteran Alvaro Morata i cili kaloi në avantazh “furinë e kuqe” në minitën e 29-të, ndërsa 3 minuta më vonë ka dyfishuar shifrat Alvarez.
Ndërkohë spanjollët realizuan edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë me anë të Carvajal.
Ndërkohë që Kroacia ka tentuar disa herë portën spanjolle por pa rezultat. Rasti më i mirë për ballkanasit ishte ai i minutës së 43 me anë të Gvardiol, por topi përfundoi jashtë kuadratit.