Europa voton për Parlamentin, e djathta pritet të ruajë avantazhin e saj në shumë shtete

5 months ago 26

Qindra miliona qytetarë nga 20 vende të bashkimit europian po votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme të bllokut.

Procesi maratonë që nisi të enjten me votimin në Holandë po vijon sot në pjesën më të madhe të shteteve, përfshrë gjermaninë, francën, italinë belgjikën poloninë dhe të tjerë.

Këto zgjedhje po konsiderohen si shumë të rëndësishme për shkak të zhvillimeve në kontinentin evropian por edhe më gjerë.

Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të ruajë shumicën në gjithë vendet e bllokut, megjithëse partitë e të djathtës ekstreme po synojnë një rritje në pjesën më të madhe të shteteve.

Marshi Kombëtar i Francës, Vëllezërit e Italisë në Itali dhe Partia e Lirisë në Austri, janë në krye të sondazheve, ashtu sikurse partia kundër migrimit në Belgjikë.

720 ligjvënësit që do të dalin nga zgjedhjet janë ura që lidh direkt evropianët me institucionet e Bashkimit Evropian.

Qëndrat e fundit të votimit do të mbyllen në orën 23;00 me orën lokale në Itali. Menjëherë pas kësaj pritet të dalin rezultatet e para.

Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në BE pas shkëputjes së britanisë së madhe na blloku në vitin 2020. /vizionplus.tv

Read Entire Article