I ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, shkrimtati i njohur, Fatos Kongloi ka rrëfyer jetën e tij, dhe disa “sekrete” të vogla për romanet që ka shkruar.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se përse vendosi t’i heqë disa fragmente nga romani “Ne të tre”, Kongoli tha se ato ishin pjesë që i kishte shtuar me detyrim në kohën e diktaturës, pasi ashtu e kërkonte koha.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Unë jam me romanin “Ne të tre”.
Fatos Kongoli: Ky është shkruar përpara përmbysjes së diktaturës dhe është botuar në atë kohë.
Pranvera Borakaj: Pas diktaturës ju desh të hiqnit disa pjesë që në atë kohë ishte detyrim për t’i vendosur?
Fatos Kongoli: Unë kam heq fragmente të vogla, ato gjëra që u detyrova të shtoj për arsye të kërkesave që mu bënë nga redaksia përkatëse, pasi ishte romani im i parë. Unë nuk kisha çfarë të bëja, u detyrova të shtoja disa gjëra.
Pranvera Borakaj: Keni patur probleme për shkak të letërsisë?
Fatos Kongoli: Nuk kam patur probleme unë, sepse ky është i vetmi libër që kam botuar.
Pranvera Borakaj: Edhe “Karuseli” ka qenë?
Fatos Kongoli: Karuseli është botuar në 90-ën. Të “Karoseli” ishte hapur një çikë dera, ëhstë shkruar në epokën tjetër. Edhe regjimi, sa e hapte regjimi aq përfitonin shkrimtarët. Unë pata fat se në 90-n u përmbys regjimi.
/Vizionplus.tv/